Receta e shurupit çudibërës që duhet ta pini nëse jeni me grip

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 09:54
Receta e shurupit çudibërës që duhet ta pini nëse jeni me grip

Kryefjala e këtyre ditëve, përveç përgatitjes për festat e fundvitit, janë virozat e stinës. Është e pamundur të mos flitet për to pasi të gjithë kemi miq a familjarë që po përballen me grip këto kohë. Në vend që të përdorni antibiotikë dhe ilaçe të tjera pa recetën e mjekut përkatës, ju njohim me këtë recetë 100 % natyrale që sipas studimeve është 10 herë më i fortë se antibiotikët.

 

Përbërësit:
• 1 filxhan uthull molle
• 2 filxhanë ujë të vakët
• 1 filxhan mjaltë organik
• 20 Hudhra


Përgatitja: Në fillim qëroni hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të grihen plotësisht. Më pas shtoni përbërësist e tjerë dhe vazhdoni përzierjen me një lugë druri. Përzierjen e përftuar futeni në një enë qelqi dhe lëreni ashtu për një natë. Nëse doni të forconi veprimtarinë e sistemit imunitar, pini nga një lugë çaji tri herë herë në ditë derisa të përmirësoheni.

Përbërësit e këtij shurupi kanë efekte pozitive në qetësimin e kollës, dhimbjet e fytit dhe neutralizojnë problemet me frymëmarrjen . Mjalti ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe kollën me vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Ai vepron si një antioksidues për të luftuar radikalët e lira, pasi është i pasur me minerale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, vitamina dhe enzima. Uthulla e mollës dhe hudhra gjithashtu kanë veti antibakteriale dhe antivirale që stimulojnë sistemin tonë imunitar, ndërkohë që ndihmojnë edhe për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve.

SHËNIM: Nëse jeni alergjikë nga produktet e mësipërme mos e provoni.

(Kosova Sot Online)