Ky ushqim ka më shumë hekur sesa spinaqi

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 09:44
Ky ushqim ka më shumë hekur sesa spinaqi

Spirulina është algë që e forcon sistemin imun, pastron organizmin, e forcon sistemin imun, përmirëson pasqyrën e gjakut dhe ka efekt të dobishëm në mbarë organizmin. Nëpër liqene dhe oqeane e hasim tash e miliarda vjet. Ndryshe quhet edhe si 'gjaku i gjelbër'. Një dozë ditore e spirulinës pluhur përmban më shumë hekur se sa dy gota spinaq.

MBRON NERVAT DHE SHIKIMIN

Kjo algë e gjelbër përmban edhe zeaksantinë -antioksidues i fortë i dobishëm për sistemin nervor dhe sytë. Ndikon edhe te helmimet me metale të rënda, e më pas i hedh jashtë ato.

NDIHMON HUMBJEN NË PESHË

Spirulina lehtëson luftën me kilogramët shtesë, sepse shpejt ofron ndjenjën e ngopjes. Ofron energjinë e nevojshme e nuk përmban sheqer.

NXIT DETOKSIMIN

Betakarotena është nutrienti më efikas në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, përshpejtojnë plakjen dhe e shtojnë rrezikun nga sëmundjet malinje. Falë këtij përbërësi, spirulina ka forcën për të eliminuar helmet dhe papastërtitë tjera nga gjakrrjedhja.

(Kosova Sot Online)