Pagjumësia shkatërron trupin

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 12:50
Pagjumësia shkatërron trupin

Arianna Huffington, bashkëthemeluese e "Huffington Post", ka thënë se secili që është i pushtuar nga stresi fle më pak. "Business Insider" thekson se mungesa e gjumit mund të ketë pasoja serioze në trupin dhe trurin e njeriut. Disa nga pasojat e pagjumësisë janë kujtesa e dobët.

Por, ekzistojnë edhe shumë pasoja më të rënda. Studime të shumta kanë treguar se mungesa e gjumit të mjaftueshëm shton rrezikun edhe për disa lloje të kancerit, si ai në zorrë të trashë dhe ai i gjirit, por edhe te sëmundja e Alzhaimer-it, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet inflamatore në zorrë.

(Kosova Sot Online)