Ilaçet shtëpiake në shërimin e muskujve që dhembin

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 13:26
Ilaçet shtëpiake në shërimin e muskujve që dhembin

Në artikullin që ju sjellim më poshtë, sjellim disa ilaçe natyrale, të cilat duhet provuar për të relaksuar muskujt dhe të liroheni nga tensionimet në muskuj.

KAMOMIL, MENTË OSE QERSHI

Kamomili përmban veti kundër inflamacioneve. Një çaj kamomili i konsumuar për çdo ditë, apo përdorimi i kamomilit në hapësirat e prekura, mundet të ofrojë një ndihmë të madhe. Menta po ashtu është një ilaç i rëndësishëm që zbut dhimbjet në muskuj. Mentoli nxit ndaljen e dhimbjeve, pasi përmban veti kundër inflamacioneve. Qershitë e kuqe kanë veti kundër inflamacioneve dhe veprojnë si antioksidues. Në mënyrë natyrale zbutin muskujt dhe luftojnë kundër dhimbjeve kronike të muskujve si dhe kundër artritit.

SPECAT E KUQ DJEGËS

Përbërësi kapsiacinë që e hasim në specat e kuq djegës vepron në dy mënyra, si relaksues dhe vrasës i dhembjeve. Përzieni një lugë speca pikant të bluar me dy lugë vaj ulliri të nxehtë dhe e aplikoni në hapësirat ku ndjeni dhimbje. KRIPA 'EPSOM' Magnezi, të cilin e posedon me të madhe kripa e llojit 'epsom', është kyç që muskujt të veprojnë dhe funksionojnë pa dhimbje. Ky lloj i kripës lufton ngërçet e muskujve, spazmat dhe tensionimin e tyre derisa e relakson sistemin nervor dhe eliminon helmet nga trupi.

ROZMARINA DHE BIMA VALERIANA

Rozmarina qetëson inflamacionet në muskuj si dhe qetëson dhimbjet. Falë qarkullimit më të mirë të gjakut, trupi juaj do të rikuperohet më lehtë dhe më shpejtë. Është e hatashme për artritin reumatoid, dhimbjet në muskuj dhe dhimbjet e kokës. Për infuzion, shtoni një lugë rozmarinë në ujë të vluar, përzieni dhe e pini ter here në ditë. Ju mund ta kombinoni vajin e rozmarinës me vaj kokosi ose vaj ulliri dhe aplikoni aty ku ndjeni dhimbje. Në ndërkohë, vaji i valerianës shëron dhimbjet dhe relakson muskujt, sidomos në hapësirën e qafës.

ARNIKA DHE LIVANDA

Arnika është një nga ilaçet më të mira natyrale për dhimbjet në muskuj dhe inflamacionet. Për më shumë, përmirëson edhe qarkullimin e gjakut. Mund ta përdorni në formë të kremit, aplikojeni dy here në ditë. Livanda po ashtu ka veti kundër inflamacioneve dhe shëron të ënjturat e muskujve dhe dhimbjet. Livanda e shëron edhe artritin si dhe dhimbjet e kokës.

LULJA E PASIONIT

Lulja e pasionit "Passiflora" po ashtu njihet edhe si lulja vjollcë, është një tjetër ilaç shtëpiak për dhimbjet në muskuj, dhimbjet menstruale apo edhe dhimbjet e kokës. Vepron si antispazmodik dhe sedativ që lufton stresin, ankthet dhe depresionin.

(Kosova Sot Online)