Venat e zgjeruara, shenjë paralajmërim

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 12:46
 Venat e zgjeruara, shenjë paralajmërim

Venat varikozë mund të jenë shenja të hershme të paralajmërimit të droçkave vdekjeprurës në gjak, konstatojnë ekspertët nga Tajvani. Bëhet fjalë për venat e zgjeruara, zakonisht në këmbë.

Është dëshmuar se te këta persona me vena varikozë pesë herë më shumë rrezikohen nga droçkat e gjakut. Rezultate e fundit janë botuar në revistën shkencore "JAMA", të grumbulluara për 14 vjet ku kishin marrë pjesë 425 000 pacientë. Rreth 70 për qind e tyre ishin femra, e mosha mesatare ishte 55 vjeçe.

(Kosova Sot Online)