Ky shurup natyral ndal edhe kollën më të ashpër

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 11:08
Ky shurup natyral ndal edhe kollën më të ashpër

Ilaçi natyral, të cilin vetë mund ta përgatitni jua lehtëson sulmet e kollës. Në këtë periudhë kohore e shpeshtë është kolla e pakëndshme, por për fat, ilaçi fshihet në kuzhinë. Shurupi është shumë i shijshëm saqë nuk do ta keni të pakëndshme ta konsumoni. Dafina i jep shije të veçantë dhe një shije të ëmbël dhe të thartë, limoni ia dhuron thartësinë e vet, e sheqeri është ai që "vozit" këta përbërës edhe me ujë nëpër trup.

PËRBËRËSIT

6 gjethe të dafinës; 2,5 dcl ujë; 6 lugë sheqer (më së miri të përdorni sheqerin e vrugtë); 1 limon.

PËRGATITJA

Në enë vloni ujin. Shtoni dafinën dhe vloni ashtu të mbuluar edhe për 6 - 10 minuta. Nxirrni gjethet e dafinës, i hidhni në enë ku do të përgatitni shurupin, më pas përzieni sheqerin dhe shtrydhni limonin. Përzieni mirë derisa krejt sheqeri të tretet. Merrni nga një lugë disa herë në ditë. Ditën e parë nga një lugë mund ta merrni sa herë të shfaqet kolla në mënyrë intensive.

(Kosova Sot Online)