6 ushqime të hatashme që janë burim për hekur

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 13:01
6 ushqime të hatashme që janë burim për hekur

Hekuri është mineral esencial, e mungesa e tij në trup është arsyeja kryesore për aneminë apo pagjakësinë. Konsumojeni këtë mineral të rëndësishëm në trup me ndihmën e këtyre ushqimeve.

MËLÇIA E KAFSHËVE

Rritja natyrale e kafshëve garanton mishin më cilësor, e kështu është edhe me mëlçinë, e cila është burim i hatashëm për hekur, minerale, vitamina dhe proteina. Mëlçia e gjedhit është një nga zgjedhjet më të mira.

GOCË DETI

Përcaktohuni për gocë deti, sepse janë burim i shkëlqyeshëm për hekur. Po ashtu, edhe midhjet, kallamari dhe arrat janë një nga burimet më të mira për hekur.

MELI

Ky është një lloj i drithit që jo dhe shumë është i përfshirë në gjellët e preferuara, derisa ofron 9 mg hekur në 100 gramë, që e bën ideale për kompensimin e atyre që kanë mungesë hekuri.

MISHI I KUQ

Mishi i kuq, ai i gjedhit, njihet për faktin se është i pasur me mineralin e hekurit. Në vetëm 85 gramë përmban 5.25 mg hekur.

FARAT E KUNGULLIT DHE LIRIT

Këto ushqime popullore janë një pako plot me hekur, vetëm një gotë me këto fara ofron 2 mg hekur, dhe e njëjta sasi e kokrrave të bluara të lirit 10 mg. Është lehtë t'i përfshini në secilën shujtë.

SOJA

Një grusht sojë përmban rreth 4 mg hekur, e krahas hekurit organizmit i siguron edhe minerale të tjera si bakër që i mbron enët e gjakut dhe sistemin imun.

(Kosova Sot Online)