Ja çfarë duhet të bëni kur të zgjoheni pas një feste të gjatë

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 14:54
Ja çfarë duhet të bëni kur të zgjoheni pas një feste të gjatë

Mëngjeset, që vijnë pas një nate të gjatë festive mund të jenë të tmerrshme. Plogështia zakonisht i përshkruan ditët e tilla, ndërsa nëse ju jeni duke kërkuar zgjidhje për këtë problem, ndiqni këshillat e mëposhtme

PINI SHUMË UJË

Të gjithë e dimë që konsumimi i ujit përgjatë ditës është shumë i rëndësishëm edhe në ditët e zakonshme, mirëpo, uji është shumë më i nevojshëm në ditët që vijnë pas netëve të gjata festive. Alkooli dehidron trupin tuaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, andaj është shumë e rëndësishme që të konsumoni sasi të madhe të ujit në ditën që vjen pas festës.

KAFJALLI

Ushqimi i mëngjesit është shumë i rëndësishëm për ditën që vjen pas festës. Vezët apo drithërat janë ndër ushqimet më të përshtatshme, që ju ndihmojnë t'i zëvendësoni lëndët ushqyese që i keni humbur një natë më parë.

 

PUSHIMI

Edhe pushimi është shumë i rëndësishëm, sidomos nëse keni qëndruar shumë vonë një natë më herët. Për më tepër, këmbët e gjora kanë nevojë për pak pushim në raste të tilla. Fundja, e tëra që ju keni dëshirë të bëni në ditët e tilla është t'i shtrini këmbët e lodhura dhe t'i shikoni filmat tuaj të preferuar.

ZËVENDËSONI KRIPËN E HUMBUR

Nëse keni pirë shumë atëherë duhet t'i zëvendësoni kripërat dhe mineralet e humbura gjatë konsumimit të alkoolit.


(Kosova Sot Online)