Pema më e shëndetshme në botë

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 10:09
Pema më e shëndetshme në botë

Hurmat kanë një spektër të gjerë të vlerave nutritive dhe shëruese, prandaj edhe konsiderohen si një nga pemët më të shëndetshme në botë.

BURIM PËR HEKUR

Personat që vuajnë nga anemia do të duhej të hanin më shumë hurma, sepse janë burim i hatashëm për hekur. Në 100 g hurma hasim rreth 0,90 hekur që është rreth 11 për qind e vlerave të nevojshme ditore.

VITAMINË PËR SY

Marrë parasysh se përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, hurmat ndryshe quhen edhe si vitamina të syve. Luteina dhe zeaksantina sidomos janë të rëndësishme për retinën e syve, sepse parandalojnë dëmtimin retinës në moshë të shtyrë.

NDALOJNË DIARRENË

Hurmat po ashtu janë të pasura me kalium, që është i dobishëm në ndalimin e diarresë. Po ashtu hurmat i ndihmojnë edhe florës së zorrës që të përtërihet.

ILAÇ PËR JASHTËQITJEN E FORTË

Ngjashëm sikurse që ndalojnë diarrenë, hurmat mund të ndihmojnë edhe tretje më të shpejtë të ushqimit. Nevojitet t'i merrni disa hurma në mbrëmje dhe t'i vendosni në ujë të pastër. Gjatë natës ato lëshojnë lëng, i cili është laksativ që stimulon punën e zorrëve dembele.

(Kosova Sot Online)