
Lexoni edhe:
Bleona mahnit me bukurinë dhe sharmin e saj
Në kohërat antike është përdorur për shërimin e shumë problemeve të lëkurës dhe është përdorur po ashtu si tonik kundër plakjes. Qumështi i gomaricës po gëzon dhe përjeton një ringjallje. Qumështi i gomaricës është një prodhim serioz, i cili ndikon për një dukje të freskët dhe të re. Së fundmi shkencëtarët në masë të madhe janë duke u interesuar për së tepërmi për këtë qumësht. Virtytet e para mjekësore ishin vërejtur nga grekët atikë dhe Hipokrati, i cili e kishte rekomanduar si ilaç kundër problemeve me mëlçi, etheve, sëmundjeve infektuese, helmimeve, nyjave dhe rrjedhjeve të hundës.
Bleona mahnit me bukurinë dhe sharmin e saj
Lexoni edhe:
Më vonë kësaj liste të gjatë të shërimit romakët ia kanë bashkangjitur edhe kapsllëkun. Përdorimi i qumështit të gomaricës si hidratues në kozmetikë është edhe më i mahnitshëm, falë Kleopatrës. Mbretëresha e Egjiptit njëherë në ditë ishte larë me këtë qumësht. Qumështi fshin njollat e fytyrës dhe mban lëkurën të bardhë. Po ashtu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, njerëzit e kanë konsumuar edhe si ushqim ditor. Tash, shumica e njerëzve janë duke e kërkuar këtë qumësht si alternativë për qumështin e lopës, shkaku i shmangies së alergjive. Është i pasur me laktozë, lloj i sheqerit, posedon pak kalori dhe është qumështi më i afërt i kafshëve me organizmin e njeriut.
(Kosova Sot Online)