Lëngu i panxharit përmirëson punën e zemrës

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 12:00
Lëngu i panxharit përmirëson punën e zemrës

L ëngu i panxharit mund t'ju ndihmojë që të ushtroni më gjatë. Kështu të paktën është bërë e ditur në rezultatet e një studimi të bërë së fundmi, në të cilin thuhet që kjo pije e rrit nivelin e përformancës së trupit të njeriut gjatë ushtrimeve, pasi që i njëjti person e ka konsumuar këtë pije për dy javë me radhë.

Fshehtësia prapa funksionimit të këtij lëngu është se ai e redukton ngarkesën në zemër, duke bërë që zemra të ketë mundësi ta shpërndajë më mirë oksigjenin në muskujt e trupit, që i bie se njerëzit mund të ushtrojnë për një kohë më të gjatë, para se muskujt e tyre të ngurtësohen. Njerëzit, të cilët gjatë studimit kanë konsumuar nga ky lëng i kuq, kanë pasur shtypje më të ulët të gjakut. Ndërsa, e mira e gjithë kësaj është që lëngu i panxharit është shumë lehtë të gjendet dhe nuk është i kushtueshëm.

(Kosova Sot Online)