Nëse jeni ftohur apo prekur nga gripi, vera e zier është zgjidhja

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 10:18
Nëse jeni ftohur apo prekur nga gripi, vera e zier është zgjidhja

Vera e zier moti është konsideruar si pije e shëndetshme, sidomos pasi që në të kaluarën vera nuk ka përmbushur standardet më ët larta sanitare. Vera përmban sasi të madhe me antioksidues që neutralizojnë efektin e radikaleve të lira që shkaktojnë shumë sëmundje. Pos vitamina C dhe taninë, antioksidues i hatashëm në verë është edhe kuercetina, që është treguar si efektiv kundër kancerit, prandaj mjekët e sugjerojnë për forcimin e sistemit imun, e kjo është një gotë verë në ditë. Verën e zier qëmoti e kanë përdorur si ilaç kundër ftohjes, sidomos vera e zier me disa kokrra piperi.

SI TA PËRDORNI VERËN E ZIER

Ekzistojnë shumë receta për zierjen e verës, mirëpo secila prej tyre është unike. Hidhni dy gota verë të kuqe në një enë, shtoni një rriskë limoni dhe pak kanellë dhe e lini të vlojë. Vera derisa është e ngrohtë e procedoni dhe është e gatshme për konsumim.

(Kosova Sot Online)