Recetat melhem për fytin me dhimbje

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 12:55
Recetat melhem për fytin me dhimbje

Tretjet për pastrimin e fytit pakësojnë irritimin e indeve, por edhe e dezinfektojnë mukozën që parandalon përhapjen e baktereve. Këtu ndihmojnë edhe shumë ilaçe tjera, në vijim ju sjellim disa prej tyre.

KRIPË DHE UJË

Ky është ilaç tradicional dhe shumë i thjeshtë për dhimbjet e fytit. Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni një të katërtën e lugës me kripë dhe përzieni mirë. Më së miri do të zihet që uji të jetë shumë i ngrohtë, sepse tretja e ftohtë nuk është efikase. Për ta forcuar efektin mund të shtoni edhe pak ujë antibakterial për shpëlarjen e gojës që neutralizon thartirën në gojë dhe pakëson të djegurat në fyt.

LIMON DHE UJË

Përzieni një lugë lëng të shtrydhur nga limoni i freskët me një gotë ujë të vakët. Nëse përdorni ujë të nxehtë, mund të neutralizoni ndikimin e vitaminave C nga limoni. Kjo tretje ndihmon që të zvogëlohen të ënjturat në fyt derisa dezinfekton nga bakteret dhe viruset.

XHENXHEFIL, MJALTË DHE LIMON

Për këtë efektiv ilaç shtëpiak përzieni një lugë xhenxhefili pluhur, një lugë mjaltë dhe 1/2 e gotës ujë të ngrohtë si dhe lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni. Ujin e derdhni sipër xhenxhefilit pluhur, e më pas shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Kjo tretje përmban përbërës qetësues dhe antibakterial. Edhe pse mund ta përpini, secila gllënjkë duhet të qëndrojë në gojë së paku 10 deri 15 sekonda.

KURKUMË DHE UJË Kurkuma

është një antioksidues, madje një ndër më të fortët, e kjo erëz tash e një kohë të gjatë përdoret edhe si ilaç për dhimbjet e ndryshme të fytit. Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni gjysmë luge me kurkumë dhe gjysmë lugë kripë. Këta përbërësi i përzieni dhe e shpëlani gojën.

LËNGU I DOMATES

Për lehtësim të përkohshëm të dhimbjeve, shpëlani fytin me përzierjen e gjysmë gotës me lëng domatesh dhe gjysmë gote me ujë të ngrohtë, e mund të shtoni edhe disa pika salcë "tabasco". Vetitë prej antioksiduesit të likopenit nga domatet ndihmojnë në shërimin e shpejtë të indit të dëmtuar të fytit dhe mukozës së gojës.

(Kosova Sot Online)