Dieta me qershitë e ëmbla: minus 7 kg për 2 javë

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 10:44
Dieta me qershitë e ëmbla: minus 7 kg për 2 javë

Është sezoni i qershive dhe ka arritur pikun, kështu që mund ta hani këtë pemë të ëmbël por, edhe njëherësh të humbni në peshë. Dieta me qershi jo vetëm se ju heq disa nga kilogramët shtesë, por është krejt e sigurt për shëndetin. Kohëzgjatja e dietës është 12 ditë.

MENYJA

Kafjalli: rreth 400 gramë qershi mirë të pjekura. Mund të pini ujë ose çaj të gjelbër pa sheqer në sasi të pakufizuar. Dreka: 300 gramë mish të bardhë pule që e keni përgatitur në avull. Mishi i pulës gjatë dietës mund të zëvendësohet me mish peshku me përqindje të ultë të yndyrës, por nevojitet ta përgatitni me të njëjtin princip. Pas drekës nevojitet të pini lëng ose komposto nga qershitë e ëmbla. Zamra: 200 gramë qershi të ëmbla. Darka: gjoks pule ose mish peshku. Me mish ose me peshk mund të hani edhe 5-6 lugë sallatë me perime të freskëta pa vaj bimor, me lëng limoni. Para se të shkoni në shtrat, mund të konsumoni 100 gramë jogurt natyral apo të pini çaj.

(Kosova Sot Online)