Ju çmendin stresi dhe dhimbjet e kokës, përgatiteni ilaçin natyral dhe merreni me vete

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 11:20
Ju çmendin stresi dhe dhimbjet e kokës, përgatiteni ilaçin natyral dhe merreni me vete

Për dhimbjen e kokës të shkaktuar me stres, ekspertët e mjekësisë popullore e ofrojnë një ilaç në formë balsami. Të paktë janë ata që nuk dinë për dhimbjet e kokës. Por, ekspertët e ofrojnë një ilaç. Përgatitet në kushte shtëpiake, merret me vete dhe porsa të shfaqen shenjat e para, duhet të lyeni ballin, e më pas të relaksoheni.

Ky balsam nuk preferohet për gratë shtatzëna dhe fëmijët, përndryshe është prodhim natyral pa asnjë aditivë që mundet të dëmtojë. Përbërësit e nevojshëm: një lugë dyllë të bletëve, 5 lugë vaj të ëmbël bademi, 18 pika vaj eterik të mentës, 7 pika vaj eterik të borzilokut, 5 pika vaj eterik të vaji të eukaliptit. Përgatitja: Në një enë hidhet vaji dhe dylli, më pas e përzieni dhe e tretni në avull. Më pas, balsamin më pas e përzieni dhe e lini diku të paprekur derisa të forcohet.

(Kosova Sot Online)