Pesë sallata që detoksojnë zorrën e trashë

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 12:00
Pesë sallata që detoksojnë zorrën e trashë

Sallatat detoksuese janë mënyra më popullore për të pastruar zorrën e trashë. Këto receta në vijim janë të shëndetshme, të pasura me shumë nutriente, por edhe kanë shije të hatashme.

SALLATË DETOKSUESE PËR ZORRËN E TRASHË

Përbërësit: Vaj ulliri 1 panxhar ½ e lakrës 1 karotë 1 limon Borzilok, majdanozi, origano Kripë. Përgatitja: Copëtoni panxharin, afratën dhe lakrën në pjesë të vogla. Hidhni sipër bimët. Shtoni lëngun e limonit, e më pas edhe vajin e ullirit. Shtoni pak kripë dhe shërbeni.

SALLATË ME KAROTË DHE MOLLË

Përbërësit: 4 karotë të mëdha 1 selino me gjethe 2 mollë të vogla të kuqe 1 qepë ½ e gotës rrush pa fara (60 g) 5 arra. Përbërësit për salcë: 3 lugë lëng limoni (45 ml) 2 lugë vaj të farave të lirit ose të lulediellit. (30 ml) 1 lugë mjaltë (7.5 g) ¼ e lugës këri pikant (2 g) 1 lugë xhenxhefil të bluar (5g). Përgatitja: Qëroni dhe bluani karotat pasi t'i keni pastruar. Lani mollën, i copëtoni në katër pjesë dhe hiqni farat. Në fund shtoni selinon bashkë me disa gjethe. Shtoni qepën e copëtuar, arrat e copëtuara dhe rrushin pa fara. Përzieni gjithçka në një enë. E derdhni sipër sallatës dhe përzieni mirë.

SALLATË ME SPINAQ DHE PORTOKAJ

Përbërësit: 4 gota spinaq (120 g) 4 portokaj Lakër "Alfalfa" Spinaq. Përbërësit për salcë: 1 portokall ½ e specit të kuq 1 kërcell selino. Përgatitja: Pastroni spinaqin, portokajtë dhe lakrën "alfalfa" dhe i copëtoni në pjesë të vogla. I lini nga anash. Për salcë, shtypni portokallin e qëruar me specin e kuq dhe selinon e copëtuar paraprakisht. Derdhni sipër sallatës dhe i përzieni mirë.

SALLATË ARUGULA

Përbërësit: 1 portokall 1 deng arugula (80 g) 2 dardhë të ëmbël ½ e shegës Bajame. Përbërësit për salcë: ½ e limonit të shtrydhur 1 lugë mjaltë (25 g) 3 lugë vaj ulliri (45 ml). Përgatitja: Pastroni arugulën, hiqni kërcellin e trashë dhe e lini të thahet. Piqni lehtas bajamet në enë me pak vaj. I lini nga anash. Pastroni, qëroni dhe copëtoni portokallin dhe dardhën e ëmbël në pjesë të vogla. Arugulën e vendosni në një enë dhe shtoni portokajtë, dardhën dhe bajamet e pjekura. Për salcë, derdhni ½ e limoni të shtrydhur, mjaltin dhe vajin e ullirit në një enë dhe përzieni mirë. Derdhni sipër sallatës dhe i përzieni mirë.

SALLATË ME PEMË DHE PERIME

Përbërësit: Spinaq, marule ½ e lakrës 1 zemër artiçoku Kokrra misri 1 mollë ½ e brokolit 1 grusht bajame 2 rriska avokado Lëngun e ½ limonit Vaj ulliri. Përgatitja: Copëtoni perimet, mollën dhe avokadon në pjesë të vogla. Shtoni kokrrat e misrit dhe bajamet. Erëzoni me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.

(Kosova Sot Online)