Këto tri mënyra ju ndihmojnë kundër kafshimit nga mushkonjat

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 13:14
Këto tri mënyra ju ndihmojnë kundër kafshimit nga mushkonjat

Nëse nuk mund t'i duroni mushkonjat dhe kafshimi i tyre ju irriton, atëherë duhet ta dini se ekzistojnë disa ushqime që ndihmojnë. Për fillim, duhet ta pastroni vendin e pickuar me ujë.

Akulli:

Akulli do të zvogëlojë të ënjturat rreth vendit të kafshimit, por do të ndikojë edhe te të kruarat, duke mos dërguar sinjalet në tru.

Soda e bukës: 

Përzieni sodën e bukës me pak ujë dhe e shndërroni në krem, me të cilin do ta lyeni vendin e kafshuar nga insektet.

Hudhra:

Dihet mirë se hudhra është antibiotik natyral dhe se vret bakteret që shkaktojnë të kruarat pas kafshimit të mushkonjave

(Kosova Sot Online)