Rritni muskujt me këtë dietë vegjetariane

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 14:24
Rritni muskujt me këtë dietë vegjetariane

A jeni duke kërkuar një ambient miqësor për stilin e jetës që ka dobi edhe shëndeti prej tij? A keni vendosur për dietën vegjetariane? A keni probleme në fitimin apo rritjen e muskujve dhe dëshironi një zgjidhje që përshtatet me vlerat tuaja? Mos u brengosni. Nuk keni pse të hani mish për të pasur muskuj më të mëdhenj, vetëm përfshini disa ndryshime të lehta në ushqimin tuaj. Kjo dietë varet në receta të thjeshta që ju mund t'i kombinoni me pjesën tjetër të ushqimit pa pasur probleme. Këto pije duhet të përfshihen në kafjallin dhe darkën tuaj, derisa sallatat duhet të jenë drejtimi kryesor i shujtës tuaj. Ekspertët rekomandojnë që këtë dietë ta ndiqni maksimumi katër javë.

"SMOOTHIE" PËR RRITJE TË MUSKUJVE

Ky "smoothie' është shumë komplet, sepse përfshin yndyra natyrale të cilësisë së mirë, pemë dhe perime. Përbërësit: 1 copë akull 6 dredhëza, të pastruara mirë, 1 gotë spinaq të ri, të pastruar mirë (30 g), 1 lugë proteina pluhur, shija sipas dëshirës (15 g), 10 bajame, 1 lugë gjalpë kikirikësh apo të bajameve (20 g), 1 gotë qumësht kokosi (250 ml). Përgatitja: Përzieni gjithçka dhe e pini menjëherë.

SALLATË VEGJETARIANE ME TOFU

Kjo sallatë është e shijshme, pasi përfshihen disa erëza. Kjo ndihmon shumë që t'i qëndroni besnik dietës. Në secilin rast, nëse mërziteni, mund t'i ndryshoni erëzat për bimë të tjera me aromë të tjera. Ajo që duhet shmangur është të shtoni salcë të përpunuar me shumë kripë. Nëse preferoni që sallatën tuaj ta përcillni me salcë, atëherë përgatiteni një në shtëpinë tuaj me lëngun e disa pemëve të freskëta dhe me pak vaj. Përbërësit: 1 lugë ujë (15 ml), Pak trumzë të thatë, 1 lugë qimnon (5 g), Pak kripë deti, Pak piper të zi të bluar, 1 lugë vaj ulliri (16 g), ½ c gotës qepë të bardhë të prerë në pjesë të vogla (110 g), 2 thelpinj hudhre mirë të copëtuara, ½ tofu të copëtuar në kubëza, 1 gotë gjethe spinaqi të pastruara mirë (30 g), 1 avokado të prerë në pjesë. Përgatitja: Së pari, në një enë ë thellë shtoni ujin, trumzën e thatë, qimnonin, kripën dhe piperin e zi dhe i lini të pushojnë. Më pas, në një tigan, ngrohni vajin e ullirit. Kur vaji të ketë vluar, hidhni qepën dhe hudhrën dhe i lini për 5 minuta, apo derisa të zbuten. Pastaj, shtoni kubëza e tofusë dhe i lini për 10 minuta. Më pas, shtoni përzierjen me ujë dhe erëza dhe i përzieni mirë me ndihmën e një luge të vogël. Pastaj, shtoni gjethet spinaqit dhe e lini të pushojë për dy minuta. E hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e shërbeni. Zbukurojeni me rriska të avokados.

PËRFSHINI EDHE FARA DHE ARRA, DISA NGA OPSIONET JANË:

¼ e gotës fara kungullit, që ju japin 15 gr proteina. ¼ e gotës bajame, që ju japin 10 gr proteina. 2 lugë gjalpë kikirikësh, që japin 12 gr proteina.

(Kosova Sot Online)