Zvogëlojeni dukshmërinë e strijave në mënyrë krejt natyrale

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 09:17
Zvogëlojeni dukshmërinë e strijave në mënyrë krejt natyrale

Edhe pse këtë problem estetik është e pamundur ta zgjidhni, dukshmëria e tyre mund të pakësohet dhe atë me ndihmën e përbërësve që i keni në shtëpi.

PATATJA

Dihet se patatja e zbardh lëkurën, e me vetë këtë ndihmon edhe te trajtimi i strijave. Preni një patate në copë, secilën pjesë e aplikoni në vendet problematike. Lini të thahen, më pas shpëlani me ujë të vakët.

VAJI I ULLIRIT

Për vetitë shëruese të vajit të ullirit tashmë keni dëgjuar. Vaji i ullirit është i dobishëm për lëkurë, por edhe për flokë. Bëni masazh hapësirave kritike me vaj ulliri, e më pas e lini të veprojë për gjysmë ore. E shpëlani më pas.

SHEQERI

Pilingu me sheqer është mënyrë efikase që nga sipërfaqja e lëkurës në masë të madhe të pakësoni dukshmërinë e strijave. Përzieni një lugë sheqer ose me vaj ulliri dhe me lëng limoni dhe me këtë përzierje fërkoni strijat. Nevojitet që çdo ditë t'i ndani 10 minuta për këtë tretman për t'i parë rezultatet.

ALOE-VERA

Aloe-vera është bimë çudibërëse e cila përdoret në shumë mënyra. Rigjallëron lëkurën, e bën më të butë dhe më elastike. Xheli nga aloe-vera e përtërin lëkurën, e me këtë përdorimi i rregullt pakëson strijat.

(Kosova Sot Online)