Folatet, për pasardhës të shëndetshëm

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 14:23
Folatet, për pasardhës të shëndetshëm

Te meshkujt, që ushqehen me gjëra ushqimore të pasura me vitaminë B9, reduktohet rreziku që te fëmijët e tyre të paraqitet ndonjë anomali pas lindjes, pohojnë hulumtuesit nga universiteti 'McGill' në Montreal. Studimi është publikuar në revistën profesionale britanike 'Nature Communications', ndërsa është bërë në kushte laboratorike. Në fakt ata kanë krahasuar pasardhësit e meshkujve derra të Guinesë, të cilëve u kanë dhënë ushqim të pasur me folate me ata, etërit e të cilëve nuk kishin ngrënë ushqime të pasura me vitaminë B9.

 

"Jemi të befasuar me zbulimin që te pasardhësit e meshkujve nga grupi që nuk ka konsumuar mjaftueshëm folate paraqiten madje 30 për qind më shumë anomali kongjenitale", ka deklaruar autori i studimit Romain Lambrot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Ky zbulim është shumë i rëndësishëm, sepse te njerëzit tashmë është dëshmuar shkencërisht se ekziston lidhja mes deficitit të acidit folik me rastin e ngjizjes dhe anomalive serioze te të sapolindurit. Shtatzënave u rekomandohet konsumimi i acidit folik, por etërit e ardhshëm nuk i kushtojnë shumë vëmendje kësaj. Studimi së shpejti do të vazhdojë në nivel klinik. Më së shumti folate ka në perime jeshile, agrume, vezë dhe djathë. 


(Kosova Sot Online)