Mungesa e vitaminës D lidhet me progresin e sklerozës!

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 14:38
Mungesa e vitaminës D lidhet me progresin e sklerozës!

Në një studim të ri të bërë në Harvard për herë të parë është konfirmuar se si një përqindje e ulët e vitaminës D në gjak lidhet me progresin e sklerozës së shumëfishtë. Është zbuluar edhe se si përqindja e vitaminës D nën 50 nanomole për litër lidhet me rrezik më të lartë nga zhvillimi i disa dëmtimeve të reja në tru te të sëmurët nga skleroza e shumëfishtë. Ata pacientë kanë pasur një parashikim dukshëm më negativ të rrjedhës së sëmundjes, thuhet në revistën profesionale 'JAMA Neurology'.

 

Në studimin, që ka zgjatur pesë vjet, kanë marrë pjesë 465 persona. Studime të mëparshme tashmë kanë dëshmuar se mungesa e vitaminës D, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  është faktor rreziku për paraqitjen e sklerozës së shumëfishtë. Në fazën e ardhshme të studimit shkencëtarët do të përpiqen që të vërtetojnë nëse konsumimi shtesë i vitaminës D do t'u ndihmojë të sëmurëve nga skleroza e shumëfishtë. 

(Kosova Sot Online)