Ftoi "bombë" me plot vitamina

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 09:01
Ftoi

Ftoi është një bombë vjeshtore plot me vitamina dhe qëmoti njihet në mjekësinë popullore. Përdoret për shumëçka, e në vijim ju sjellim disa nga vetitë e tij.

ÇAJ NGA FTOI

Ky çaj pozitivisht ndikon në problemet me frymëmarrje, qetëson kollën dhe zbut simptomat e bronkitisit. Përgatitja: e pastroni dhe e preni një ftua në katër pjesë. Hiqni farat e pjesën tjetër e copëtoni dhe e futni në një litër ujë. E zieni për 15 deri 20 minuta, e më pas e lini të ftohet. E procedoni dhe e pini në gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës.

LËNG PËR LUKTH

Problemet me tretjen lehtë mund t'i eliminoni me lëngun nga ftoi. Përgatitja: Pastroni dhe imtësoni imët një sasi prej një kilogrami me ftonj. Lëngun e pini menjëherë, më së miri para gjellëve.

MELHEM PËR PLAGË

Melhemi nga farat e ftoit mundet të jetë ndihmë për shërimin e plagëve dhe prerjeve, djegieve. Përgatitja: Shtypni 10 g fara ftoi, përzieni me 200 ml ujë dhe prisni që të krijohet një masë e trashë. E aplikoni ku keni nevojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo me kompresë.

(Kosova Sot Online)