Ja si ta lini duhanin në mënyrë të shëndetshme

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 10:17
Ja si ta lini duhanin në mënyrë të shëndetshme

Alan Car ishte autor i librave të famshme rreth lënies së duhanit e ka shkruar edhe për varësinë ndaj tij. Dikur kishte thithur deri 100 cigare në ditë, e ja këshillat e tij personale si ta lini duhanin.

CAKTONI DATËN PËR NDËRPRERJE

Vendosni për datën dhe kohën kur do të ndaloni me duhanin, e deri atëherë kënaquni me cigaret siç keni bërë deri atëherë. Mos provoni të ndaloni para datës së caktuar sepse, atëherë duken më të shijshme.

KËNAQUNI ME KËTË FAKT

Mos harroni, cigaret nuk ofrojnë asnjë kënaqësi, as lumturi, vetëm jeni të varur prej tyre - ju jeni rob i nikotinës. Nuk do të humbni asgjë nëse ndërpreni me duhanin, vetëm do ta përmirësoni shëndetin tuaj, energjinë do ta keni më të madhe, do të kurseni të hollat dhe do t hiqni qafe aromën e keqe nga goja, por edhe nga rrobat.

SJELLJA ME CIGAREN E FUNDIT

Nëse ndaloni me duhanin, nuk hiqni dorë nga asgjë, por se hiqni qafe shprehinë që po jua shkatërron shëndetin. Ndizni cigaren e fundit dhe premtoni vetes se, pa marrë parasysh se çfarë ndodh, më kurrë nuk do ta ndizni.

(Kosova Sot Online)