Ushqimet që forcojnë dhëmbët dhe eshtrat më shumë se një gotë qumësht

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 10:31
Ushqimet që forcojnë dhëmbët dhe eshtrat më shumë se një gotë qumësht

Nuk është fshehtësi se konsumimi i qumështit në bazë të rregullt mund të ndihmojë në forcimin e eshtrave dhe të dhëmbëve, sepse qumështi është i pasur me kalcium. Por, konsumimi i qumështi nuk është për secilin, sidomos për ata që nuk e durojnë laktozën. Mos u brengosni nëse jeni një nga këta njerëz, sepse ka ushqime që përmbajnë kalcium më shumë sesa qumështi.

SALMONI I KONSERVUAR

A dëshironi ta dini se çfarë e bën salmonin e konservuar kaq burim fenomenal të kalciumit? Eshtrat e peshkut që mund të konsumohen! Sikurse eshtrat e njeriut, eshtrat e peshqve janë pjesa ku hasim sasinë më të madhe të kalciumit. Përpos kalciumit, ka edhe një nutrient të cilin mund ta marrim nga salmoni e që është esencial në forcimin e eshtrave dhe të dhëmbëve - vitamina D. sipas ekspertëve të shëndetit, vitamina D është e rëndësishme për trupin në mënyrë që ta absorbojë kalcium. Mund të konsumoni të gjitha llojet e ushqimeve të pasura me kalcium por se nuk do të kenë vlerë nëse keni mungesë të vitaminave D.

SARDELET E KONSERVUARA

Pikërisht sikurse edhe salmoni i konservuar, është prania e eshtrave të peshkut që i bën sardelet një forcues të hatashëm të dhëmbëve dhe të eshtrave të njeriut. Po ashtu, sardelet e konservuara janë burim për vitamina D dhe aminoacidet omega-3. Po ashtu, ka një problem me sardelet e konservuara sikurse me ushqimet tjera të konservuara - përmbajnë shumë sodium. Por mos u brengosni sepse mund ta tejkaloni këtë problem. Blini ato variante që përmbajnë më pak sodium në mënyrë që mos ta dëmtoni shëndetin e zemrës.

BOLLGURI

Nutricistët thonë se 1/2 e gotës me tërshërë të pazier përmban më shumë se 200 miligramë kalcium që forcon eshtrat dhe dhëmbët e njeriut. E nëse tërshërën e zieni me qumësht, që edhe zakonisht e bëjnë njerëzit, me gjasë e shtoni sasinë e kalciumit që e furnizon trupin tuaj gjatë kafjallit apo nëse edhe e përdorni si zamër. Po ashtu, tërshërën mund ta gatuani me qumësht të sojës apo të bajameve - që të dyja janë burim i hatashëm për kalcium.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Sikurse bollguri, perimet me gjethe të gjelbër janë burim i kalciumit që nuk vjen nga kafshët, duke i shndërruar perimet me gjethe të gjelbër burim për kalcium për vegjetarianët, që forcojnë eshtrat dhe dhëmbët e njeriut. Por, vetëm se nuk jeni vegjetarian kjo nuk do të thotë se kalciumin nuk duhet ta merrni nga perimet e gjelbra. Sipas nutricistëve, disa nga perimet me gjethe të gjelbër përmbajnë shumë kalcium si, lulelakra, spinaqi dhe lakra jeshile. Përkujdesuni që për çdo ditë t'i konsumoni në mënyrë që të keni dhëmbë e eshtra më të fortë.

(Kosova Sot Online)