Përgatiteni lëngun që rigjallëron trupin tuaj

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 12:00
Përgatiteni lëngun që rigjallëron trupin tuaj

Kristalet japoneze apo kefiri i lëngshëm është lloj i veçantë i probiotikëve me një sasi të madhe të kërpudhave të dobishme që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, e forcojnë sistemin imun dhe e rigjallërojnë krejt organizmin. Shëron sëmundjet e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut, shkrin kolesterolin në enët e gjakut, shëron pankreasin.

Ndihmon edhe në shërimin e veshkave dhe largojnë simptomat e stresit. Më së miri do të ishte që në një galon prej qelqit me dy litra përzieni katër lugë të mëdha me sheqer. Më pas hidhni kristalet në ujë, sa për të mbuluar fundin e enës, që është rreth gjashtë lugë kristale apo zefir të lëngshëm. Në ujë shtoni shtatë copë rrush të thatë pa fara. Hidhni gjysmë limoni, e lëngun e konsumoni pasi të ketë pushuar 24 orë.

(Kosova Sot Online)