Bakteret përshpejtojnë kancerin e pankreasit

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 11:11
Bakteret përshpejtojnë kancerin e pankreasit

Në bazë të një hulumtimit të gjerë, është konstatuar se te pacientët me kancer të pankreasit përqendrimi i baktereve është 1.000 herë më i madh sesa te ata pacientë të cilët kishin pankreas të shëndetshëm. Bakteret e pankreasit mund ta parandalojnë përgjigjen e sistemit imun te pacientët me kancer të pankreasit.

Një gjendje si kjo në fillim ishte vërejtur gjatë hulumtimeve në kafshët në laborator si dhe te pacientët me kancer në pankreas, derisa hulumtimet ishin bërë te llojet e kancerit më të rrezikshëm, që janë fatal për jetën pas vetëm dy viteve të shfaqjes së tij apo përcaktimit të diagnozës. Hulumtimet e ardhshme do të duhet të dëshmojnë a mundet kombinimi i antibiotikëve te pacientët që mund të përmirësohet efikasiteti i ilaçeve si parandaluesit "PD-1".

(Kosova Sot Online)