Ilaçi më i fortë natyror

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 14:35
Ilaçi më i fortë natyror

E kemi fjalën për "kombinimin e artë", një ilaç natyror, i cili për nga pamja, por edhe veprimi, asocion me arin. Përzierja, apo kombinimi i artë preferohet te infeksionet me baktere dhe viruse, te problemet e alergjisë, sidomos ato sezonale, etj. Sa u përket përbërësve të kësaj përzierjeje, vlejnë të përmenden sidomos mjalti dhe kurkumina. Përziejeni kurkuminën (një mëlmesë), biberin dhe uthullën e mollës, duke i përzier mirë. Shtojeni lëvoren e limonit dhe, në fund, mjaltin.

 

Përzieni derisa të unifikohen të gjithë përbërësit. Këtë përzierje mbajeni gjithsesi në një enë të qelqtë me kapak, në frigorifer. Nëse nuk e dini se lëvorja e limonit nuk është e spërkatur me preparate kimike, atëherë atë trajtojeni me uthull të mollës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, apo përdoreni vetëm lëngun e limonit, në vend të lëvores së tij. Biberi shtohet për t'u përforcuar absorbimi i kurkuminës. Duhet marrë një lugë të gjellës të kësaj përzierjeje në ditë, më së miri në mëngjes. 

(Kosova Sot Online)