Kafeina, brokoli, lakra dhe mustarda pengojnë punën e gjëndrës tiroide

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 14:50
Kafeina, brokoli, lakra dhe mustarda pengojnë punën e gjëndrës tiroide

Nëse çrregullimet e gjëndrës tiroide në formë të hiperfunksionit nuk zbulohen me kohë, ato mund të shkaktojnë dështim të zemrës, derisa hipofunksioni (funksioni i dobësuar) shkakton rënie të imunitetit ndaj infeksioneve.

KONTROLLOHUNI VETË!

Dilni para pasqyrës. Zgjateni kokën prapa, pini pak ujë dhe, derisa përpiheni, shikoni se a vëreni ënjtje në fyt. Nëse vëreni, shkoni menjëherë te mjeku.

SIMPTOMAT KRYESORE

Hipotireoza (funksionimi i dobët i gjëndrës tiroide) mund ta rrisë nivelin e kolesterolit dhe ta rrisë kështu rrezikun nga sëmundjet e zemrës, apo pika në tru. Simptomat e hipertireozës (rritjes së funksionimit të gjëndrës tiroide) janë mundimi, pagjumësia, dobësimi i muskujve, dridhja e duarve dhe problemet me shikim.

 

KONTROLLET E RREGULLTA

Me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të gjëndrës tiroide, pas moshës 35- vjeçare, duhet bërë kontrolle çdo pesë vjet. Nëse ju paraqiten probleme me këtë gjëndër, atëherë mjekimin kërkojeni te mjekët dhe qendrat e specializuara.

TE MESHKUJT SHFAQET IMPOTENCA

Sëmundjet e gjëndrës tiroide janë më të shpeshta te femrat, se te meshkujt, në raport 4:1, por për shkak të stresit, këto sëmundje gjithnjë e më shumë po paraqiten edhe te meshkujt. Te ta, simptomat më të shpeshta të këtyre sëmundjeve janë përshpejtimi i pulsit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, ndjenja e ngufatjes, apo duqi në fyt, si dhe impotenca dhe depresioni.

SHKAKTARËT E SËMUNDJEVE TË GJËNDRËS TIROIDE

Nëse në ushqim keni sasi të mjaftueshme të jodit, atëherë shkaktarët më të shpeshtë të çrregullimit të funksionimit të gjëndrës tiroide, janë faktorët trashëgues. Por, edhe faktorët e tjerë, sikur stresi dhe disa ushqime (kafeina, brokoli, lakra dhe mustarda), mund të ndikojnë në paraqitjen e këtyre sëmundjeve. 

(Kosova Sot Online)