Me ushqime kundër viruseve

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 10:10
Me ushqime kundër viruseve

Gripi dhe viruset shpesh pushtojnë botën, e për të shmangur ju një gjendje të tillë, më mirë se të shëroni, duhet të ushqeheni me këto ushqime.

HUDHRA

Hudhra, por edh qepa, mund të ndihmojnë në luftën kundër baktereve të caktuara dhe viruseve. Vetitë shëruese të hudhrës vijnë si pasojë e përmbajtjes e alibinë që bllokon infeksionet.

UJI

Shumica e njerëzve kur moti ftohet, kohën e kalojnë nëpër hapësira të mbyllura,e si pasojë e ngrohjes ajri thahet e kjo nuk i përgjigjet aspak trupit. Pa lagështi të mjaftueshme, organizmi nuk është në gjendje të luftojë me ftohjen dhe viruset e tjera. Është e rëndësishme të konsumoni sasi të mjaftueshme të lëngjeve.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili njihet për faktin se përshpejton qarkullimin, ngroh dhe ndihmon në mposhtjen e ftohjeve. Po ashtu, pakëson dhimbjet në muskuj. Por, pak dihet se xhenxhefili i ndihmon trupit në vrasjen e viruseve si dhe që përkrah sistemin imun dhe i lufton infeksionet.

(Kosova Sot Online)