Ushqimet që ndihmojnë në theksimin e muskujve

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 10:46
Ushqimet që ndihmojnë në theksimin e muskujve

Me këto gjashtë ushqime në mendje mund të përgatisni shujta të shijshme për ushqimin tuaj. Duke i përfshirë këto ushqime në menynë tuaj, pos se do të keni muskuj më të theksuar, edhe shëndeti në përgjithësi do të jetë më i mirë.

VEZËT

Ky është një ushqim që nuk duhet harruar kur jeni në dietë. Posedojnë proteinat më të mira me vlerë biologjike. Për më shumë,të kuqtë e vezës i ofrojnë trupit sasi të konsiderueshme të hekuri, sodium, seleni, fosfate dhe zink.

GJOKS PULE

Ky është lloj i mishit që ofron shumë proteina dhe për çdo 100 gramë përmban vetëm 120 kalori. Një shujtë ju furnizon me rreth 30 gramë proteina, kështu që duhet të siguroheni t'i përfshini në menynë tuaj të ushqimit.

SALMONI

Salmoni është lloj i peshkut që duhet përfshirë në planin ushqimor. Përmban aminoacide, që janë të shëndetshme dhe ofrojnë dobi për nyjat. Ndihmon të ulni nivelin e kolesterolit, është i pasur me aminoacidet omega 3 dhe është burim për proteina.

TONI

Përfundimisht këtë ushqim nuk duhet anashkaluar. Toni përmban shumë proteina dhe trupi i njeriut e metabolon shpejt. Mund ta përgatitni në skarë apo në lëngun e vet. Mund ta kombinoni me pastë apo me oriz, para apo pas ushtrimeve.

FARAT, BISHTAJAT DHE ARRAT

Ky grup i ushqimeve ofrojnë fibra, minerale dhe yndyra të shëndetshme. Kuinoa po ashtu ofron proteina. Tërshëra, arrat, bajamet - vetëm për t'i përmendur disa, e që nuk janë të shtrenjta. Për të theksuar muskujt, i shtoni në sallatë apo i hani me shujtat me mish para aktiviteteve fizike, apo pas.

ÇAJI I GJELBËR

Çaj i gjelbër është shtesë e mirë që funksionon shkëlqyeshëm përkrah dobive të ushqimeve të tjera në dietë. Ndihmon në reduktimin e yndyrës në trup derisa ju vazhdoni rrugën drejt theksimit të muskujve. Në të njëjtën kohë, është diuretik që mbron nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

(Kosova Sot Online)