Kur ta zieni këtë ushqim, ujin mos e hidhni, përshpejton rritjen e flokut

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 15:26
Kur ta zieni këtë ushqim, ujin mos e hidhni, përshpejton rritjen e flokut

Mënyra antike e rritjes së flokut me ushqimin që secili e ka në kuzhinë është ritual i përhapur me të madhe në Japoni, por se tashmë ka filluar edhe në mbarë botën. Bëhet fjalë për orizin. Femrat nga ky vend rritjen e flokut e nxitin me këtë ushqim, që sipas mendimit të shumicës është mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë.

Nevojitet të zieni orizin në mënyrë të zakonshme, e për flokë përdoret uji në të cilin është zier orizi. Kur të keni shpëlarë flokun me shampon, aplikoni ujin e orizit, duke filluar nga rrënjët e deri te majat. E lini të veprojë për dhjetë minuta, e më pas flokun e shpëlani me ujë të thjeshtë. Rezultati do t'ju mahnitë sepse që pas herës së parë floku do të jetë më i butë dhe më me shkëlqim derisa rritja e flokut përshpejtohet. Këtë metodë përdoreni shpesh, sa herë të zieni orizin ose vetëm e lini të qëndrojë në ujë, sepse kjo teknikë vetëm dëm s'i shkakton flokut.

(Kosova Sot Online)