Gjashtë fshehtësi gjeniale për humbje në peshë

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 10:24
Gjashtë fshehtësi gjeniale për humbje në peshë

Lufta me mbipeshën dhe shtresat dhjamore mund të jetë e mundimshme dhe e lodhshme, e mërzitshme, kurse zhgënjimi shfaqet kur nuk jeni as afër të hiqni peshën e tepërt. Në vijim ju sjellim metodat natyrale si ta bëni këtë.

NJË LUGË UTHULL MOLLE PËR RREGULLIMIN E SHEQERIT NË GJAK

Uthulla e mollës në shërbim të bukurisë dhe shëndetit. Uthulla e mollës e shton ndjenjën e ngopjes, kështu që më pak konsumoni ushqime të grimcuara midis shujtave, e po ashtu përmban edhe shumë probioitkë. Është e hatashme për rregullimin e sheqerit në gjak dhe ul dëshirën për ëmbëlsira. 

ME NDIHMËN E XHENXHEFILIT ELIMINONI YNDYRAT

Qëllimi është të zvogëloni sasinë e yndyrave pa humbur masën muskulore dhe dehidrimin e organizmit. Xhenxhefili ka diçka që quhet efekti termogjenik, që do të thotë shtim të qarkullimit dhe temperaturës trupore. Prandaj, xhenxhefili përmirëson tretjen dhe shkrin shumë kalori pa shumë mund.

ME VAJ KOKOSI KUNDËR YNDYRAVE TË GRUMBULLUARA NË TRUP

Jo vetëm se përbërëset nga aminoacidet, por vaji i kokosit nuk lejon që yndyrat të grumbullohet në trup. Përshpejton metabolizmin, i cili më pas shkrin më shumë kalori dhe kështu humbni në peshë. Zëvendësoni vajin e rregullt që përdorni me vaj kokosi dhe trupi do t'ju falënderojë.

GATUANI ME KURKUMË PËR TË PARANDALUAR GRUMBULLIMIN E YNDYRAVE

Erëza e preferuar kurkuma është e preferuara midis shumë kuzhinierëve në botë. Kjo për faktin sepse bëhet fjalë për një ushqim që nxit shkrimin e kilogramëve. Sikurse xhenxhefili posedon aftësi termogjenike dhe është çudia e vërtetë nga erëza që përmirësojnë shëndetin.

ZËVENDËSONI SHEQERIN ME MJALTË PËR TË MBAJTUR DËSHIRËN PËR ËMBËLSIRA NËN KONTROLL

Mjalti mundet t'ju ndihmojë në humbjen në peshë sepse është shumë efikase në oreksin. Nëse pëlqeni ëmbëlsirat dhe sheqerin zëvendësoni me mjaltë. Sheqeri nxit urinë, madje edhe atëherë kur nuk jeni të uritur. Mjalti nga ana tjetër ul oreksin dhe rregullon konsumimin e kalorive.

SHKRINI YNDYRAT ME NDIHMËN E ÇAJIT TË GJELBËR

Deri te figura e përsosur arrini me 2 deri 3 gota çaj të gjelbër në ditë. Në mjekësinë kineze përdoret për të trajtuar gjendje të ndryshme, e sot njihet për ndikimin e reduktimit të peshës trupore. Përmban kafeinë, por jo si kafeja. Antioksiduesit nga çaji përshpejtojnë metabolizmin.

(Kosova Sot Online)