Ja pse lëngu i shegës është i shëndetshm

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 14:31
Ja pse lëngu i shegës është i shëndetshm

Shumica e njerëzve pëlqejnë të konsumojnë lëngje të shëndetshme, por jo të gjithë janë të shëndetshëm. Midis këtyre lëngjeve që merren nga pemët dhe perimet, dallohet një pemë tropikale. Posedon shumë antioksidues, kështu që lëngjet nga frutat e malit konsiderohen si më të shëndetshmit. Antioksiduesit nga ana tjetër, lidhen mirë me molekulat e oksigjenit duke parandaluar depërtimin e substancave të tjera të dëmshme në trup. Ekspertët pohojnë se një nga lëngjet më të shëndetshme në botë është ai i shegës. Shega si fryt është e shëndetshme, sepse përmban të gjitha llojet e antioksiduesve.

Ekspertët pohojnë se lëngu nga shega mbron nga disa lloje të kancerit, siç është kanceri i prostatës dhe se mund të modifikojë faktorët e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe kështu ruan shëndetin e zemrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Lëngu i shegës është i ëmbël, kështu që nuk duhet t'i shtoni sheqer artificial.

Është dëshmuar se shega parandalon t gjitha inflamacionet dhe kolesterolin e lartë. Lëngu i shegës është i pasur me antioksidues, e përmban më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Lëngu ndihmon në luftën kundër kancerit, rregullon hipertensionin, përparon në shëndetin e zemrës, lehtëson osteoartritin dhe përmirëson kujtesën.

(Kosova Sot Online)