Testi i ri i gjakut mund t'i identifikojë gjendet dhe ndryshimet

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 14:39
Testi i ri i gjakut mund t'i identifikojë gjendet dhe ndryshimet

Një test i ri i gjakut për autizëm mund t'i diagnostikojë fëmijët që më parë nuk ishin dalluar, madje, edhe pse kishin pajisje të zhvilluara për një çrregullim si ky. Tashmë ekzistojnë disa teste për këtë çrregullim, që prek një në 45 fëmijë amerikan, por se ka ende shumë të panjohura në lidhje me autizmin që e bëjnë edhe më të vështirë për mjekët për ta diagnostikuar atë me saktësi të lartë.

Sjelljet dhe testet e vjetra diagnostikuese mund të dallojnë 90 për qind të rasteve me autizëm, por se nuk përdoren në mbarë botën derisa testet e reja zbulojnë rreth 17 për qind të rasteve me autizëm, raste këto që kanë mundur të mos dallohen në testet paraprake. Hulumtuesit nga "University of California. Davis", kanë zhvilluar metodën e studimit të tyre më të ri që njihet si një nga studimet më të mëdha për të cekur. Qëllimi është për të krijuar një test që parandalon dështimet për "autism spectrum disorder" (ADS). Deri së fundmi, nuk ka pasur ndonjë test biologjik për fëmijët me këtë gjendje. Më parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, fëmijët ishin diagnostikuar në bazë të sjelljeve të tyre, që nuk mund të jenë të dukshme derisa një fëmijë t'i mbushë dy apo katër vjet. Por në shkurt, ekspertët kanë zbuluar testin e gjakut me saktësi të madhe. Ata kanë identifikuar një grup të metabolitëve të gjakut që ndihmon zbulimin e fëmijëve me autizëm

(Kosova Sot Online)