Tre kuleç çokollate në muaj ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 09:35
Tre kuleç çokollate në muaj ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Konsumimi i tre kuleçve të çokollatës në muaj e ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 13 për qind, por konsumimi i kësaj ëmbëlsire, që përmban shumë sheqer dhe yndyrë, e shton atë rrezik për 17 për qind. Substancat natyrale në çokollatë, flavonoidet, përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut, derisa më e shëndetshme është çokollata e zezë, që ka nivelin më të lartë me flavonoide de nivelin më të ultë me sheqer. Konsumimi i moderuar i kësaj ëmbëlsire është shumë i dobishëm për shëndetin, përkatësisht tre kuleç në muaj.

Shkencëtarët po ashtu besojnë se substancat natyrale në çokollatë ndihmojnë edhe në zvogëlimin e proceseve inflamatore. Mirëpo, sipas shkencëtarëve, efektet e dobishme të çokollatës do t'i ndjeni vetëm nëse e konsumoni në mënyrë të moderuar. "Çokollata është burim i rëndësishëm për flavonoide që ndërlidhen me proceset inflamatore dhe me shtimin e nivelit të kolesterolit të mirë', ka thënë një nga hulumtuesit kryesor në këtë studim. Ai ka thënë se ka rëndësi të madhe të konsumoni sasinë e caktuar të çokollatës sepse zgjeron enët e gjakut dhe e forcon qarkullimin e gjakut po ashtu.

(Kosova Sot Online)