Erëzat si zëvendësim për ilaçet

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 10:24
Erëzat si zëvendësim për ilaçet

Anisi:

 Për çajin nga anisi dihet se është preparat i hatashëm kundër kollës, nxit urinimin, krijimin dhe sekretimin e vrerit; kundër depresionit dhe ngërçeve, por edhe si afrodiziak i hatashëm natyral. Farat e anisit janë të pasura me vajra eterike, proteina, hekur, sheqer, hekur. Që moti dihet se ky çaj ndihmon edhe në shërimin e pagjumësisë. Kjo bimë zbut dhimbjet në lukth, dhimbjet si pasojë e diarresë kronike, mundimet dhe fryrjet në stomak.

Xhenxhefili:

 Përdoret kundër inflamacioneve, për kompresat kundër të ënjturave, kundër ngërçeve, si preventivë kundër ftohjeve dhe qetësimin e kollës, e forcon sistemin imun, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon shfaqjen e droçkave në gjak, ndikon edhe si ilaç kundër migrenës dhe kundër gripit. Xhenxhefili përmirëson kujtesën, ndikon si afrodiziak i butë, ul mundimet gjatë shtatzënisë pa efekte të dëmshme anësore. Ndikon edhe si antiseptik sepse shkatërron mikroorganizmat, përdoret kundër plogështisë dhe lodhjes sepse ngrit energjinë në organizëm.

(Kosova Sot Online)