6 drithëra të shëndetshme pa gluten që rregullojnë tretjen
Pa marrë parasysh nëse jeni të detyruar të shmangni glutenin apo thjesht dëshironi në ushqim të shtoni diçka të re - këto lloje të ndryshme të drithërave janë zgjidhja e duhur.
HIKËRRORI
Ekzistojnë shumë arsye përse ta konsumoni më shumë hikërrorin. Është përplot me nutriente dhe antioksidues i fortë. Është i pasur me fibra dietale, përmban tetë aminoacide esenciale, e është i pasur me mineralet, si" fosfor, magnez, hekur, zink, bakër dhe mangan. Ul nivelin e sheqerit në gjak, është i dobishëm për ata që vuajnë nga diabeti, sistemi kardiovaskular dhe ul rrezikun nga kanceri.
MIELL MISRI
Është shumë i pasur me minerale, nutriente dhe vitamina. Është burim i mirë për niacinë, timinë, riboflavinë, folate dhe vitaminat B6, E dhe K. Përmban fibra, karotenoide, 18 aminoacide dhe minerale esenciale. Në përbërjen e vet përmban edhe yndyra natyrale që përmirësojnë punën e zorrëve. Ul shtypjen e gjakut, kolesterolin, parandalon kancerin në zorrë të trashë dhe zhvillimin e shumë sëmundjeve.
MELI
Pos se përmban karbohidrate, përmban edhe proteina, vitamine të grupit B dhe vitaminat A dhe E, kalcium, fosfor, hekur, kalium magnez... meli si ilaç ndihmon te kolesteroli i lartë në gjak, tretja jo e mirë, detoksikimi i organizmit, parandalimin e zhvillimit të diabetit, problemeve me zemër, sekretimin e lëngjeve nga trupi dhe te anemia.
ORIZI I VRUGËT
Përmban proteina, fibra bimore, vitamina, minerale dhe materiet tjera ushqyese që humbin me përpunimin e orizit të bardhë. Orizi i vrugtë përmban shumë herë më tepër magnez dhe vitamina B1 e B3 në krahasim me orizin e bardhë. Ul rrezikun nga diabetit, tipi 2, mbron zorrën e trashë nga kanceri sepse përmban selen, mbron nga shtypja e lartë e gjakut dhe arterioskleroza. Krahas kësaj, ul kolesterolin e keq dhe ekuilibron atë të mirin.
KUINOJA
Lloj i drithit gjithnjë e më popullor, ka edhe arsye për këtë. Përmban sasi të madhe me proteina dhe konsiderohet si burim për aminoacide esenciale. Posedon aminoacidin lizinë, i cili mundëson rritjen dhe rigjallërimin e indeve. Aminoacidet omega-3 dhe omega-6 që i përmban mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. Përmban vitamina E, mineralet si mangan e bakër, si dhe shumë magnez dhe riboflavinë që ndihmojnë në luftën me migrenën.
AMARANT
Ky lloj i drithit, që për nga dukja ngjason me melin, ka edhe disa emra të ndryshëm që njihet në popull. Është burim i pasur me proteina, përmban nivel të lartë me aminoacide, fibra, është e pasur me kalcium, hekur, magnez, fosfor... vetëm një kokërr e këtij llojit të drithit përmban dy herë më shumë kalcium sesa qumështi dhe tre herë më shumë fibra se gruri.
(Kosova Sot Online)