Foshnjat e lindura para kohe, për tri herë më të rrezikuara nga astma

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 14:36
Foshnjat e lindura para kohe, për tri herë më të rrezikuara nga astma

Lindja e parakohshme e trefishon rrezikun e foshnjës nga sëmundja e astmës në moshën e fëmijërisë, zbulon një studim i ri. Lidhja mes lindjes së parakohshme dhe sëmundjes së astmës është më e madhe sesa që është menduar më parë, thuhet në studim. Astma është sëmundja më e shpeshtë kronike në fëmijëri, ndikon në rreth 8 për qind të pasardhësve të lindur pas kohëzgjatjes normale të shtatzënisë.

Me rritjen e numrit të foshnjave të mbijetuara që linden para kohe, astma e fëmijëve është duke u bërë një problem i madh shëndetësor, pohojnë shkencëtarët. Vlerësohet se 11 për qind e fëmijëve linden para kohe. Studimi ka zbuluar që shkalla e sëmundjes së astmës te foshnjat e lindura para kohe është rritur në 14 për qind, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Foshnja të lindura para kohe konsiderohen ato që linden së paku tri javë para afatit. Foshnjat e tilla kanë gjasa për 50 për qind më të mëdha që të sëmuren nga astma sesa fëmijët e lindur pas javës së 40 të shtatzënisë. Foshnjat që linden më shumë se dy muaj më herët janë për tri herë më shumë të rrezikuara.

(Kosova Sot Online)