Zbulim i madh shkencor në fushën e qelizave amë

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 14:22
Zbulim i madh shkencor në fushën e qelizave amë

Shkencëtarët që merren me hulumtimin e qelizave amë kanë bërë të ditur një zbulim të madh shkencor, i cili ka potencial që ta dërgojë njerëzimin në periudhën e re të mjekësisë së personalizuar. Shkencëtarët në Japoni kanë bërë të ditur që qelizat amë mund të krijohen shumë shpejtë vetëm duke u hedhur në acid (vaskë acidike), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Zbulimi ka gjasa që të jetë njëri prej më të mëdhenjve në dekadat e fundit, ndërsa është dëshmuar që me "tronditjen" e qelizave të gjakut me acid nxitet shndërrimi i tyre në qeliza amë.

 

Qelizat amë më pas mund të transformohen në inde të ndryshme dhe tashmë janë duke u përdorur në eksperimente me qëllim të mjekimit të syve, zemrës dhe trurit. Zbulimi më i ri, i botuar në revistën 'Nature', mund ta ndryshojë këtë fushë shkencore dhe teknologjinë e aplikimit dhe hulumtimin e qelizave amë ta bëjë më të lirë, më të shpejtë dhe më të sigurt. Chris Mason, profesor i mjekësisë rigjeneruese në 'University College London', ka thënë që nëse ky test i bërë në gjak të miut tregohet i suksesshëm edhe me gjak të n0jeriut, atëherë është duke filluar më në fund periudha e mjekësisë së personalizuar. 

(Kosova Sot Online)