Ilaçet më të mira shtëpiake kundër alergjive

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 10:55
Ilaçet më të mira shtëpiake kundër alergjive

Eukalipti, limoni dhe borziloku janë 100 për qind efektive në trajtimin e alergjive dhe më e mira nga e gjithë kjo është se nuk ka efekte negative anësore që shkaktojnë ilaçet shtëpiake.

EUKALIPTI

Është i famshëm për vetitë e tij si ekspektorant. Është ilaç i zakonshëm për njerëzit për ta përdorur për inhalim, derisa lehtëson alergjitë dhe ftohjet. Vaji i eukaliptit mund të vendoset në gjoks dhe të bëhet masazh për të pastruar rrugët e frymëmarrjes. Posedon përbërës që veprojnë kundër inflamacioneve, e pastrojnë trupin nga helmet që veprojnë si alergjene. Vaji i eukaliptit është tretman efektiv kundër infeksioneve të traktit të epërm respirator.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është e shkëlqyeshme për lehtësimin e mukozës, që ofron lehtësim respirator. Po ashtu, sipas "Natural Standard", zakonisht është përdorur për fytin e thatë e me dhimbje, sinuset dhe ftohjet. Por kini kujdes: duhet të merrni 2 lugë uthull molle në 1 gotë me ujë, 3 herë në ditë dhe shmangni konsumimin e tepërt. Mund ta përgatitni në shtëpi sa herë të mendoni se keni nevojë për këtë ilaç.

LËNGU I LIMONIT

Lëngu i limonit ndihmon drenazhin e sistemit limfatik dhe ndihmon te problemet respratore. Dhe, konsumimi i këtij lëngut të agrumes për ditë, e lufton rritjen e baktereve de stimulon sistemin imun. Për më shumë, mund ta përdorni lëngun e limonit dhe lëvoren e tij, shtoni pak ujë dhe spërkateni sipërfaqen për ta dezinfektuar ambientin. Vaji esencial i limonit vret bakteret dhe eliminojnë nxitësit e alergjive në ajër.

VAJI I BORZILOKUT

Vaji esencial i borzilokut redukton përgjigjen inflamatore ndaj alergjeneve. Po ashtu, krahasohet me gjëndrat adrenale, që janë të përfshira në prodhimin e më shumë se 50 hormoneve që forcojnë funksionimin e organeve. Në këtë mënyrë, vaji i borzilokut ndihmon reaksionin e trupit për të reaguar ndaj kërcënimeve duke dërguar gjakun në tru, zemër dhe muskuj. Ndihmon edhe në detoksimin e trupit nga bakteret dhe viruset, derisa lufton inflamacionet dhe dhimbjet. 

(Kosova Sot Online)