Testosteronet lidhen përsëri me rreziqe për zemrën

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 14:35
Testosteronet lidhen përsëri me rreziqe për zemrën

Për disa meshkuj, përdorimi i testosteroneve mund ta trefishojë rrezikun nga sulmi në zemër, pohohet në një studim të ri. Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat mjekësore të më se 48.50 meshkujve të cilët kanë konsumuar testosterone në forma të ndryshme, dhe i kanë përcjellë ata për tre muaj. Rezultatet kanë zbuluar që në mesin e meshkujve me histori të sëmundjeve të zemrës, 15 në 1 mijë meshkuj kanë pësuar sulm në zemër në tre muajt pas fillimit të konsumimit të testosteroneve në krahasim me 5 meshkuj në 1 mijë para ofrimit të testosteroneve.

Për meshkujt të cilët nuk kanë pasur probleme me zemrën në të kaluarën, rreziku nga sulmi në zemër nuk ka ndryshuar kur kanë filluar me përdorim të testosteroneve, sipas studimit të publikuar në zhurnalin 'PLOS ONE'. "Pacientët dhe mjekët duhet të diskutojnë në lidhje me rrezikun nga sulmi në zemër nëse konsiderohet terapia me testosterone", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,ka thënë Sander Greenland, udhëheqës i studimit dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. 

(Kosova Sot Online)