Diabeti dhe problemet me dhëmbët

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 14:38
Diabeti dhe problemet me dhëmbët

Personat që vuajnë nga diabeti kanë gjasa të mëdha që të kenë probleme me dhëmbë, ndërsa një gjë të tillë mund ta parandalojnë me adoptimin e shprehive të shëndetshme. Shkencëtarët danezë u kanë ndihmuar shumë të sëmurëve nga diabeti që ta kontrollojnë me dituri shëndetin e dhëmbëve.

 

Te pacientët që e kanë kaluar trajnimin, shanset për vuajtje nga parodontoza (sëmundja e mishit të dhëmbëve që përfshin humbjen e masës së ashtit dhe indit të butë rreth dhëmbëve) janë reduktuar për 50 për qind në një periudhë prej 6 muajsh,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Jua ofrojmë disa këshilla për ta përmirësim të higjienës orale për diabetikët: • Mbajeni nivelin e glukozës nën kontroll.

• Me ndihmën e mjekut bëjeni një plan të të ushqyerit të shëndetshëm, dhe ndiqeni atë. • Pastrojini dhëmbët së paku dy herë në ditë. • Keni më shumë kujdes në rastin e pastrimit të dhëmbëve, në mënyrë që ta shmangni gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve. Zgjidheni gjithmonë një brushë të butë. • Pastrojini dhëmbët me lëvizje qarkore, lehtë dhe butë. • Ndërrojeni brushën për dhëmbë çdo disa muaj. • Përdorni pe për dhëmbë për çdo ditë. • Lëreni duhanin.

(Kosova Sot Online)