Gjenet e neandertalëve dhe shëndeti

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 14:46
Gjenet e neandertalëve dhe shëndeti

Versionet gjenetike që i kemi trashëguar nga neandertalët në një studim të ri janë lidhur me sëmundjen e Crohn-it dhe varësinë nga duhani. Tashmë është vërtetuar sesi neandertalët janë "përgjegjës" edhe për disa versione të gjeneve të lidhura me zhvillimin e diabetit të tipit 2, thuhet në revistën shkencore 'Nature'.

 

Analizat e gjenetikës zbulojnë sesi homosapiensi është përzier me neandertalët pas largimit nga Afrika, kështu që mes 2 dhe 4 për qind të gjeneve te njerëzit me prejardhje jo afrikane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  e përbëjnë gjenet e trashëguara nga neandertalët. Zbulimet e reja të grupit ndërkombëtar të shkencëtarëve bazohen në analizën e gjeneve të 1.004 personave. Është zbuluar se më së shumti gjene me origjinë nga neandertalët janë të pranishme në pjesët e gjenomit të lidhur me lëkurën dhe flokët. Vlerësohet se neandertalët janë shuar para 30 mijë viteve. 

(Kosova Sot Online)