Nga mishi i kuq dhe ushqimi i përzhitur, më shpejt plakemi

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 10:12
Nga mishi i kuq dhe ushqimi i përzhitur, më shpejt plakemi

Studimi më i fundit britanik tregon se mënyra e ashtuquajtur 'perëndimore' nuk është e shëndetshme dhe për jetë të gjatë. Personat që në këtë mënyrë ushqehen, me ushqim të përzhitur dhe të ëmbël, mish të kuq dhe ushqime të përpunuara, shtojnë rrezikun nga vdekja e hershme. Po ashtu, personat që jetojnë më gjatë me këtë ushqim nuk do të kenë shëndet të mirë.

Studimi ka zgjatur nga viti 1985 deri më 2015, ku kishin marrë pjesë 3,800 meshkuj dhe 1,600 femra, me moshë mesatare 51 vjeçe. Në fund të hulumtimit, rreth 73 për qind e të anketuarve kishte pasur një plakje normale, e 4 për qind kishte pasur plakje ideale: pa sëmundje kronike dhe me rezultate të mira si mendore po ashtu edhe fizike. Gjatë kohës së studimit, 13 për qind të pjesëmarrësve ka përjetuar një lloj të sëmundjeve kardiovaskulare, 3 për qind kishin vdekur si pasojë e sëmundjeve të zemrës e 7 për qind nga shkaqe të tjera. Rezultatet e hulumtimit ishin publikuar në revistën "The American Journal of Medicine". Po ashtu, shmangia e një mënyrës si kjo të ushqimit ndihmon që në pleqëri të mos vuani nga sëmundjet kronike dhe të keni shëndet të fortë mendor dhe fizik.

(Kosova Sot Online)