Qepa ndihmon te bllokimi i sinuseve

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 14:50
Qepa ndihmon te bllokimi i sinuseve

Qepa përveçqë përdoret në kuzhinë, përdoret edhe si bimë shëruese. Si bimë shëruese qepa ka ndikim më të dobët sesa hudhra, por është dëshmuar e mirë si ilaç kundër ftohjes dhe kollitjes te fëmijët. Për këtë nevojë bëhet një shurup i thjeshtë nga përzierja e qepës së grirë me mjaltë.

Për shkak të aftësisë së qepës për nxitje të lëvizjes së mukozës është dëshmuar edhe shumë e dobishme edhe në rastin e bllokimit të sinuseve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, dhe reduktimin e infektimeve të indeve të frymëmarrjes.

 

SHURUPI NGA QEPA

I preni 600 gramë qepë dhe i qitni në 1.5 litra ujë. Ua shtoni 60 gramë sheqer dhe 1.2 kilogramë mjaltë. I zini për 3-4 orë dhe për qëndrueshmëri më të gjatë duhet ta qitni në kavanoza të qelqtë dhe t'i mbyllni mirë ata.

(Kosova Sot Online)