Si të humbni në peshë, e të mos vuani urie?

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 14:38
Si të humbni në peshë, e të mos vuani urie?

Sezoni i "fazës minus", kur të gjithë kalojnë në mënyrë të ushqimit të lehtë dhe përgatiten për pranverë, kjo tashmë ka filluar. Për të humbur në peshë, pa vuajtur urie, duhet t'i përfshini këto këshilla

FIBRAT JANË TË RËNDËSISHME

Ushqimet e pasura me fibra ndihmojmë, që për kohë më të gjatë të jemi të ngopur, derisa e përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë te humbja në peshë. Zgjidhni drithëra, fasule, lente dhe perime. Ushqimet me fibra kanë edhe një përparësi, përmbajnë probiotikë.

 

ERËZONI SHUJTAT

Deri më tani me siguri keni dëgjuar se shija pikante ndihmon te humbja në peshë. Bëhet fjalë për përbërësit nga specat pikantë - kapsaicinë. Studimet kanë treguar se ka shumë veti për shëndetin, shton të rrahurat e zemrës, përshpejton punën e metabolizmit dhe ndihmon te humbja në peshë.

NDRYSHONI USHTRIMET

Nëse tani filloni me ushtrime, mos u bllokoni me ushtrime - me rëndësi që të filloni. Kur të arrini pak forcë, atëherë përshpejtoni pak ritmin. Shkoni me shkallë në vend të ashensorit, shëtisni në punë me autobus, zbritni një stacion me herët.

(Kosova Sot Online)