Arrat e reja pastrojnë gjakun dhe jo vetëm

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 10:04
Arrat e reja pastrojnë gjakun dhe jo vetëm

Arrat përdoren në shumë mënyra. Por, pak dihet për vetitë shëruese të gjetheve të reja dhe frutave të papjekur, që ndihmojnë te shumë sëmundje. Në popull njihen si pastrues të gjakut, derisa ndikojnë edhe për shërimin e sëmundjeve të mushkërive, forcojnë muskujt dhe shikimin. Në banjë përdoren si kompresë kundër plagëve të infektuara, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve.

Si vaj, është i mirë për flokë e mbron edhe nga dëmtimet e lëkurës nga dielli. Sidomos efektiv është çaji nga gjethet e reja të arrave, që me pak shtesë mjaltë pastron organizmin, përmirëson gjendjen shëndetësore. Përdoret te problemet me tretjen, dhimbjen e eshtrave, gjakderdhjen nga dhëmbët dhe sëmundjet e mishrave, djersitjen.

Gjethja e arrave përmban vajin eterik me ngjyrë të verdhë, taninë, materie me shije pikante dhe të hidhur. Gjethet e reja të arrave janë të pasura me vitamina C, prandaj aplikohen në mjaltë dhe ju jepen të sëmurëve, fëmijëve të dobët dhe atyre që vuajnë nga pagjakësia. Po ashtu, janë burim për aminoacidet omega -3, prandaj me sukses ulin kolesterolin e dëmshëm në gjak. Te fryrjet në stomak, konsumohet pluhuri i bërthamës me pak verë.

(Kosova Sot Online)