Me shtimin e ilaçit të ri shtohet jetëgjatësia

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 09:57
Me shtimin e ilaçit të ri shtohet jetëgjatësia

Me shtimin e ilaçit të ri, të quajtur "pertuzumab", në terapinë standarde shtohet jetëgjatësia mesatarisht për 15 muaj te pacientët me metastazë të kancerit të gjirit.

 

Në Kongresin e Shoqërisë Evropiane për Mjekësi Onkologjike (ESMO) në Madrid janë prezantuar rezultatet e fazës së tretë të studimit të madh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  ndërkombëtar me shtimin e ilaçit të ri në terapinë standarde.

Në studim kishin qenë të përfshirë 808 pacientë me metastazë në kancerin e gjirit. Rezultatet e paraqitura tregojnë se ilaçi i përmendur ndikon në zgjatjen e jetëgjatësisë për një periudhë të caktuar kohore. 

(Kosova Sot Online)