Tri arsye të rëndësishme përse duhet të hani dardhët

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 11:39
Tri arsye të rëndësishme përse duhet të hani dardhët

Pa marrë parasysh nëse i konsumoni të freskëta apo të përpunuara në mënyrë termike, dardhët janë të shkëlqyeshme për shëndetin. Janë burim i pasur me antioksidues dhe fibra që parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Në vijim ju sjellim tri arsye përse duhet konsumuar.

FORCOJNË IMUNITETIN

Dardhët janë të shkëlqyeshme për forcimin e imunitetit. Janë të pasura me antioksidues. Përmbajnëvitamine dhe minerale që i ndihmojnë trupit për t'u mbrojtur nga ftohjet dhe gripi. Parandalojnëdiabetin Dardhët rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalojnë shfaqjen e rezistencës në insulinë. Ekspertët theksojnë se sidomos dardhët e kuqe ulin rrezikun për diabet.

2. BURIM PËRFIBRA

Një dardhë përmban rreth 6 gramë fibra, që është 20 për qind e vlerave të nevojshme ditore.Dardhët përmbajnë edhe fibra që e ulin kolesterolit të keq.

(Kosova Sot Online)