Ndiqni këta hapa për të hequr dëshirën për ëmbëlsira

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 13:03
Ndiqni këta hapa për të hequr dëshirën për ëmbëlsira

Ekspertët sugjerojnë konsumimin e ujit gjatë gjithë ditës, duke ia shtuar pak uthull molle, që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Nëse jeni nga ata njerëzit që nuk mund të heqin dorë nga sheqeri dhe ëmbëlsirat në mes të ditës, përgatitni alternativa për krejt javën: jogurt grek (kos) me arra, lajthi dhe kanellë.

Po ashtu, nuk është keq që gjithmonë të hidhni pak limon në ushqimin që e hani (sallatë, perime, gjellë në tigan). Po ashtu, sipas nutricistëve magnezi bën mrekullinë, duhet të konsumoni edhe një tabletë prej 500 mg pas gjumit. Po ashtu, kujdes me konsumimin e proteinave (mish të kueq cilësor, mish pule organike, peshk) dhe yndyra të shëndetshme (avokado, salmon, vaj kokosi, vaj ulliri), pemë me lëvozhgë të fortë dhe fara, sepse e "rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak ",e me vetë këtë "zvogëlojnë dëshirën edhe për sheqer dhe ëmbëlsira". 10 mënyra ta mposhtni dëshirën e pakontrolluar për sheqer dhe ëmbëlsira:

1. Përdorni uthull molle

2. Konsumoni tri shujta të rregullta

3. Mos hani pemë pasdite

4. Paraprakisht përgatitni alternativa të shëndetshme për ëmbëlsirat

5. Ushqimin ta erëzoni me limon

6. Konsumoni proteina dhe yndyra të shëndetshme

7. Merrni magnez para gjumit

8. Përdorni fibrat në ushqim 9. Ushtroni teknikat e relaksit 10. Hani zamër të shëndetshme rreth orës 15:00.

(Kosova Sot Online)